Procedurat e Aplikimit per studentet e huaj, studentet nga trojet shqipetare dhe studentet me transferim!

Procedurat e Aplikimit per studentet e huaj, studentet nga trojet shqipetare dhe studentet me transferim!

Procedura dhe afatet e aplikimet për regjistrimet e Kandidatëve shtetas të huaj në programet e studimit të ciklit të parë për vitin akademik 2018-2019

  1. Të gjithë kandidatë shtetas të huaj që dëshirojnë të ndjekin studimet në programet e studimeve të cikit të parë, për vitin akademik 2018-2019, aplikojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë (IAL) nga data 20-30 gusht, në programet e studimit ku janë parashikuar kuotat përkatëse nga IAL-ja.
  2. Kandidatët shtetas të huaj duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe të jenë pajistur me dokumentacionin ligjor të këtij niveli arsimor. (Kopje e noterizuar e këtij dokumentacioni dorëzohet në CIT )
  3. Kandidatët shtetas të huaj të aplikojnë deri në 10 programe studimi në një ose disa IAL.
  4. Studentët e huaj paraqesin pranë IAL-ve dokumentat e mëposhtëm:

Formularin e aplikimit (bëhet në CIT plotësimi)

Fotokopje e ID/Pasaportë

Dy fotografi

Autorizmin për trajtimin e të dhënave personale sipas shtojcs nr.5 (plotësohet në CIT)

 

  1. Përzgjedhja e kandidatëve fitues bëhet në bazë të kritereve të IAL dhe në datë 4 shtator publikohen listat jo përfundimtare fituese.
  2. IAL-të shpallin listat përfundimtare fituese në datë 12 shtator.
  3. Kandidatët regjistrohen vetëm në një program studimi brenda datës 19 shtator
  4. Pas datës 19 shtator sekretaritë mësimore për kuotat e paplotësuara njoftojnë kandidatët të renditur sipas listës së shpallur.
  5. Brenda datës 6 tetor bëhet regjistrimi i të gjithë kandidatëve fitues.
  6. Njohja e dokumentacionit të kandidatëve fitues të huaj, në këto programe studimi mund të kryhet gjatë zhvillimit të semestrit të parë dhe përpara sezonit të parë të provimeve. Regjistrimi si student i kandidatëve fitues bëhet me rezervë, deri në përfundimin e procedurës së njohjes së dokumentacionit shkollor të tyre.

Procedura dhe afatet e aplikimet për regjistrimet e Kandidatëve nga Republika e Kosovës dhe atyre me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medgjeva për vitin akademik 2018-2019

  1. Kandidatët nga Republika e Kosovës, ata me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali I zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, aplikojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë (IAL) nga data 10-24 gusht 2018, në programet e studimit ku janë parashikuar kuotat përkatëse nga IAL.
  2. Aplikimi kryhet vetëm nga kandidatët që kanë përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm dhe që plotësojnë kriterin e notes mesatare të përcaktuar në Vendimin nr.216, datë 20.04.2018.
  3. Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në 10 (dhjetë) programe studimi në një ose disa IAL.
  4. Aplikimi për programet e studimit në IAL dërgohet me postë pranë sekretarive mësimore ose depozitohet në zyrën e protokollit të njësive kryesore të IA-ve.
  5. Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Bujanovci, Presheva dhe Medgjeva në momentin e aplikimit dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

-Formulari i aplikimit (shtojca 3, plotësohet në CIT)

-Kopje të lëshuar nga Qëndra e Shërbimeve arsimore që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është njohur të shoqëruar me fotokopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave.

-Në momentin e regjistrimit kandidati fitues duhet të dorëzojë pranë IAL-së, deklaratën (plotësohet në CIT)si dhe kopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë (dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj) të Diplomës së Maturës Shtetëore së bashku me çertifikatën e notave, ose të një diplome/dëftese tjetër studimi të fituar në vendin përkatës, së bashku me çertifikatën e notave, të legalizuara nga autoritetet drejtuese, vendore apo qëndrore të vendit ku ka përfunduar studimet.

-Dokument identifikimi (kartë identiteti/pasaportë)

-Dy fotografi

 

  1. IAL-të shpallin listat përfundimtare të kandidatëve fitues, të identifikuar me ID-në e tyre, në faqen elektronike zyrtare dhe në mjediset e tyre në datën 12 shtator.
  2. Kandidatët regjistrohen vetëm në njërin nga programet e studimit ku janë shpallur fitues brenda datës 19 shtator.
  3. Pas datës 19 shtator, sekretaritë mësimore njoftojnë kandidatët për kuotat e paplotësuara.
  4. Brenda datës 6 tetor përfundon regjistrimi I të gjithë kandidatëve fitues sipas dokumenteve të dorëzuar në momentin e aplikimit.

 

Procedura dhe afatet e aplikimet për regjistrimet me Transferim, viti akademik 2018-2019

  1. Kandidatët që kërkojnë të transferojnë studimet në programet e studimit të ciklit të parë (Bachelor), për vitin akademik 2018-2019, kanë të drejtë të aplikojnë pranë Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, nga data 3 shtator deri në 14 shtator.
  2. Kandidatët që aplikojnë për transferimin e studimeve kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi.
  3. Kandidatët që aplikojnë për transferim të studimeve duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin nr.216, datë 20.04.2018 të Këshillit të Ministrave.
  4. Nuk pranohen aplikime për transferimin e studimeve gjatë vitit akademik.
  5. Aplikimi për transferim studimesh, mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë ose i ngjashëm, i të njëjtit cikël dhe lloji, të ndjekur nga kandidati në IAL-të publike ose IAL-të jopublike të licencuara dhe të akredituara për programin përkatës të studimit, vendase apo të huaja.
  6. Nuk mund të kryhen transferime studimesh nga një nivel cikli studimesh apo të Kornizës Shqiptare të Kualifikimit në një tjetër. Në këtë kuadër nuk mund të kryhen transferime studimesh nga programet e studimit 2-vjeçare me karakter profesional në programe të ciklit të parë “Bachelor” dhe programet e integruara të studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave”.
  7. Kandidatët që aplikojnë për transferim të studimeve, paraqesin pranë sekretarive mësimore dokumentat si më poshtë:

Kërkesa drejtuar IAL-së për programin e studimit, në të cilin do të transferojnë studimet (ose formulari i aplikimit në CIT).

Plani i plotë i programit të studimit përfshirë syllabuset përkatëse

Vërtetim i listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim i shlyer ,i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur

Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e Mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurirsë të shkollës së mesme.

Fotokopje e ID/paspaortë

Dy fotografi personale

  1. Aplikimet për transferimine studimeve shqyrtohen nga komisioni i ngritur nga IAL brenda datës 24 shtator 2018.
  2. Listat me renditjen e kandidatëve afishohen brenda datës 25 shtator
  3. Regjistrimi i kandidatit, i cili paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij kryhet në sekretarinë mësimore nga data 6-12 tetor.
  4. Kuotat e paplotësuara, plotësohen me kandidatët e renditur sipas pikave të fituara mbas vijës së kuqe, brenda datës 18 tetor.

Procedura dhe afatet e aplikimet për regjistrimet në programet e Ciklit të Dytë, Master i Shkencave

Viti akademik 2018-2019

  1. Aplikimet në programet e ciklit të dytë me kohë të plotë për të gjitha kategoritë e kandidatëve, bëhet pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore deri në datë 19 Tetor.
  2. Brenda datës 29 Tetor IAL-të shpallin listat e aplikantëve fitues në faqen e web si dhe në mjediset e institucionit.
  3. Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit në IAL, brenda 3 ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve.
  4. Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues zhvillohet pranë sekretarive mësimore deri në datën 06.11.2018.
  5. IAL-ja shpall listën  emërore e kandidatëve të regjistruar  brenda datës 8 nëntor.
  6. Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë kandidatët që:

Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit ose

Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të licencuar dhe të akredituar. Në rast pranimi kandidati është i detyruar të kryejë njësimin e diplomës pranë MASR/QSHA brenda muajit dhjetor 2018.

Kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Diplomë ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomë të ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin ose në mungesë të saj të një dokument tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës.
  2. Diplomën e maturës shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA).
  3. Formulari i aplikimit (plotësohet në CIT)
  4. Fotokopje e dokumentit të identifikimit
  5. Dy fotografi
  6. Certifikatë të njohur nga MAS për njohjen e Gjuhës Angleze, niveli B1 e lartë.

Dokumentacion shtesë vetëm për shtetasit e huaj

  1. Curriculum vitae
  2. Deklaratë sipas shtojcës 5 të udhëzimit për regjistrim (plotësohet në CIT)