Bachelor ne Finance dhe Kontabilitet

Bachelor ne Finance dhe Kontabilitet

Programi Bachelor në Financë dhe Kontabilitet synon t’u ofrojë studentëve njohuri themelore në fushat kryesore të: Finances, Bankave, Kontabilitetit dhe Auditimit. Ky program është hartuar për të përgatitur studentë te aftë për të menaxhuar paranë dhe për të financuar mundësitë e investimeve, për të arritur efikasitetin financiar, për të rritur mjetet dhe për të maksimizuar investimet. Përveç kësaj, u ofron studentëve mundësinë për të zhvilluar aftësi analitike dhe sasiore, duke i pajisur ata për të ndjekur karrierë në fushën e financave ose të kontabilitetit, duke u fokusuar në analizën dhe menaxhimin e investimeve, bankat, auditimin, konsultimin dhe menaxhimin financiar. Përveç kombinimit të disiplinave teorike dhe praktike, si dhe të financave dhe të kontabilitetit, një vlerë shtesë e këtij programi studimi u siguron studentëve një diplomë të përqendruar tek financa, banka, kontabilitet dhe auditim,gjë që bën të mundur një karrierë të suksesshme si në financa ashtu edhe në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

 
course-10

Kohezgjatja

Gjashte Semestra
course-10

Struktura e Programit

PDF
course-10

Afati i Aplikimeve

Gusht
course-10

Kerkesat e Pranimit

Diploma e Shkolles se Mesme
course-10

Aftesite e Arritura

PDF
course-10

Tarifa e studimit

1500 Euro