Njoftim për plotësimin e formularit A1/A1Z

Njoftim për plotësimin e formularit A1/A1Z

Njoftohen të gjithë maturantët/kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/A1Z në Portalin Matura Shtetërore 2019, se Portali i Maturës Shtetërore online dhe Portali e-albania do të hapen për aplikime nga data 27 Maj deri më 31 Maj 2019, nga ora 09.00 deri në orën 16.00.

Për të plotësuar formularin A1Z ju duhet të paraqiteni së bashku me një fotokopje të noterizuar të diplomës në shkollën ku keni përfunduar studimet.