KURSI I TRETË I AUDITIMIT TË ENERGJISË DHE MENAXHERIT TË ENERGJISË FILLON NË 10 SHKURT!

27/01/2021

KURSI I TRETË I AUDITIMIT TË ENERGJISË DHE MENAXHERIT TË ENERGJISË FILLON NË 10 SHKURT!

Regjistrohu sot dhe mos e humb mundësinë për të marrë një kualifikim që bën diferencën!

Kolegji Universitar CIT, në mbështetje të ligjit Nr. 124/2015 për “Efiçencën e Energjisë”, Ligjit 116/2016 “Për Performancën e Energjisë në Ndërtesa”, si edhe akteve nënligjore në zbatim të tyre; zhvillon KURSIN PASUNIVERSITAR PËR PËRGATITJEN E AUDITUESVE DHE MENAXHERËVE TË ARDHSHËM TË ENERGJISË.

KUSH MUND TË MARRË PJESË:

Në programin pasuniversitar për përgatitjen profesionale të Audituesve të Energjisë, kualifikohen ata kandidatë që zotërojnë të paktën një diplomë Master Shkencor ose Profesional në fushat inxhinierisë, fizikës dhe kimisë.

KUSH MUND TË MARRË PJESË:

Në programin pasuniversitar për përgatitjen profesionale të Menaxherëve të Energjisë, kualifikohen ata kandidatë që zotërojnë të paktën një diplomë Bachelor në fushat e lartpërmendura (Auditim Energjie), por edhe Master i Shkencor në fushat e ekonomisë.

Pedagogët që mbulojnë modulet e mësipërme janë:
1. Prof. As. Altin Dorri
2. Prof. As. Astrit Bardhi
3. Dr. Klodian Dhoska
4. Dr. Ardit Gjeta

Programi i formimit të vazhdueshëm “Auditim Energjie” synon të pajisë kursantët me Çertifikatë në drejtimet e mëposhtme:
a) “Auditues energjie në ndërtesa”
b) “Auditues energjie në procese”
c) “Menaxher Energjie”

KURSI PROFESIONAL PASUNIVERSITAR PËRMBAN 21 ECTS DHE KUSHTON 100.000 Lekë.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR REGJISTRIM:
1. Formular Aplikimi; (plotësohet në CIT)
2. Kopje e Noterizuar e Diplomës Universitare dhe Listës së Notave;
3. Fotokopje ID;
4. Dy Foto Dokumenti;
5. CV;
6. Mandat Pagesa (merret pranë sekretarisë së CIT dhe kryhet në UBA bank)

Për më shumë kontaktoni si vijon:

☎ +355 69 40 42 042/ +355 69 21 07 333
📩 info@cit.edu.al/auditimenergjie@cit.edu.al