Master ne Inxhinieri Kompjuterike& IT Cyber Security
Master ne Inxhinieri Kompjuterike& IT Cyber Security
Master ne Inxhinieri Kompjuterike& IT Cyber Security
September 10, 20212021-09-10 12:50
Master ne Inxhinieri Kompjuterike& IT Cyber Security
Programi i studimeve Master Shkencor në “Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni”,Profili “Rrjeti dhe Siguria e Rrjetit” ju siguron të diplomuarëve njohuri teorike të thelluara, si dhe trajnime për kërkime shkencore në këtë fushë të veçantë. Ky program i studimit është hartuar për të pajisur studentët në përputhje me kërkesat teknike të industrisë së telekomunikacionit, institucioneve financiare ose në fusha të tjera të ngjashme. Baza e programit është e fokusuar në ndërtimin e të menduarit kritik në mënyrë që profesionistët të marrin vendime të duhura.Në përfundim të programit të studimit, studentët do të përgatiten për sfidat dhe sistemet operative të sigurta, aplikacionet dhe rrjetet e sigurta, përdorimin e kriptografisë dhe menaxhimin e çelësave dhe të kuptojnë si të zhvillojnë një politikë të sigurisë, si dhe politikat qeverisëse dhe vendimet teknologjike.