Misioni dhe Vizioni

Misioni dhe Vizioni

Vizioni, Misioni Dhe Qëllimi Kryesor I Institutit

Vizioni

Kolegji universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” është i dedikuar të përgatisë studentët me aftësi bazuar ne edukim cilësor, vlera dhe etika, të menduarit kritik dhe analitik orientues drejt zgjidhjes së problemeve, kreativitetit, inovacionit dhe aftësive drejtuese, që do të përdoren për të ndërtuar dhe dhënë formë jetës së tyre, karrierave dhe shoqërisë

Misioni

Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” përmes promovimit të një kurrikule, mësimëdhënie dhe kërkimi shkencor të mirëpërgatitur dhe po ashtu të programeve të reja ka si mision zhvillimin e aftësive individuale dhe promovimit te konkurrencës dhe përmirësimit të edukimit duke vlerësuar dhe respektuar diversitetin dhe vlerat kulturore të Shqipërisë.

CIT shpreh angazhimin e tij ndaj këtij misioni në përputhje me qëllimet e vendosura më poshtë:

• Sigurimi i arsimit të lartë dhe aktivitetit krijues në fushën e Inxhinierisë dhe Ekonomisë.
• Zhvillimi dhe avancimi i njohurive përmes aktiviteteve mësimore dhe akademike të kryera brenda dhe jashtë vendit.
• Trajnimi i studiuesve të rinj në fushat e vlerësimit teorik të Inxhinierisë dhe Ekonomisë.
• Zgjerimi i kualifikimeve profesionale dhe shkencore të të diplomuarve të saj në fushën e Inxhinierisë dhe Ekonomisë.
• Kryerja e kërkimeve – aktivitete shkencore për të zhvilluar më tej aplikime dhe inovacione në fushën e inxhinierisë dhe ekonomisë.
• Sigurimi i mundësive më të mira për arsimin e lartë dhe aftësitë e të mësuarit gjatë gjithë jetës.