Plotesimi i formularit A1 & A1Z

Plotësimi i formularit A1 & A1Z është kriter për të aplikuar në çdo universitet.

Nëse deshironi të vazhdoni studimet universitare në Institutin Kanadez të Teknologjisë, por akoma nuk e keni plotësuar formularin A1 & A1Z në portalin e-albania, sot është mundësia e fundit.

Ky formular plotësohet nga kandidatët/aplikantët të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studime univesitare në universitetet shtetërore apo private gjatë vitit akademik 2020-2021, por që:
Kanë përfunduar shkollën e mesme para 2020-s dhe që kanë detyrim për të dhënë një, ose disa provime të maturës shtetërore.
Kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit, të cilët pas njehsimit së diplomës në QSHA kanë rezultuar që duhet te japin patjetër nje ose disa provime të matures shtetërore.
Kanë kryer arsimin e mesëm brenda ose jashtë vendit dhe nuk kanë asnjë detyrim për të dhënë provime të maturës shtetërore.