Raundi i katërt

Ne vijim te procesit te pranimeve ne universitete, per fazen e regjistrimeve prane fakulteteve ne periudhen 28 Tetor deri ne date 31 Tetor, nenvizojme se regjistrimet duhet te vazhdojne te kryhen ne portalin UALBANIA sic eshte proceduar edhe ne raundet paraardhese duke marre ne shqyrtim kerkesat per regjistrim vetem te atyre maturanteve qe gjenden ne listen e raundit te trete dhe qe jane ne pritje per regjistrim.

Portali UALBANIA do te mundesoje regjistrimet pa vije te kuqe dhe pa rifreskim te listes me mbyllje fazash.

Ne rast se brenda fakultetit do te paraqiten me shume kerkesa per regjistrim se sa kuotat e mbetura ne dispozicion, e nga ana e fakulteteve vendoset te behen renditjet perkatese per kerkesat e ardhura, sugjerojme te procedohet si vijon:

1. Diten e pare mblidhen te gjitha kerkesat (duke kontrolluar qe aplikantet te jene perfshire ne listen e raundit te trete e disponueshme ne faqen e sekretarise)

2. Sekretaria do te gjeje ne faqen e regjistrmeve te njejten liste qe kishte ne mbylljen e dates 26 Tetor

3. Renditja e aplikanteve per kete faze nga listat ne pritje te afishohen ne ambjentet publike te fakultetit

4. Vijohet me regjistrimet sipas renditjes (ne portal tek Kendi i Maturantit lista nuk do te shfaqet e renditur , por mbetet ne kujdesine e sekretarise te respektoje rradhen e fituesve)

5. Regjistrimet mbyllen ne daten 31 Tetor dhe lista perfundimatare i dergohet nga RASH-i QSHA per te mundesuar matrikulimin e studenteve per vitin akademik 2019-2020.

Instituti Kanadez i Teknologjise ju uron suksese te gjithe maturanteve.