Ambasadori i Kosovës – Shkëlqesia e tij, Z.Nait Hasani viziton CIT

23/07/2020

Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, përfaqësuar nga Rektori i Kolegjit,
Prof.Dr. Sokol Abazi, Administratori znj. Erjona Deshati dhe Pedagogia e Fakultetit të
Inxhinierisë Dr. Sonila Tatili, mirëpritën sot më datë 23.07.2020, në një vizitë kortezie,
Ambasadorin e Kosovës – Shkëlqesinë e tij, z.Nait Hasani, Rektorin e Universitetit të Gjakovës
“Fehmi Agani” – Prof.As.Dr. Artan Nimani si dhe Drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë në
Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”- Phd (c) Denis Spahiu.

Biseda e tyre u përqendrua në punën shkencore e studimore të të dy universiteve, si dhe
mundësinë e bashkëpunimit akademik, shkencor dhe kulturor ndërmjet dy
institucioneve.

Në fund të takimit, u bë një prezantim i ambienteve të CIT dhe u shkëmbyen dhurata simbolike
në shenjë respekti dhe mirënjohjeje.