MSc. Isida Mansaku – Pedagoge në Kolegjin Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT) e ftuar në emisionin “Rinfol” në Radio Kontakt, foli për rëndësinë e studimit në programin e studimit “Financë – Kontabilitet”, mundësitë e karrierës dhe arsyet pse maturantët duhet të zgjedhin për të studiuar këtë program studimi në CIT.
Gjithashtu, e ftuar në studio ishte Klea Cani – studente e vitit të II-të Bachelor në degën “Financë – Kontabilitet”, e cila foli për Klubin Studentor të Financës, trajnimet dhe aktivitetet që studentët e këtij klubi në CIT kanë zhvilluar gjatë këtij viti.
Për të ndjekur intervistën klikoni linkun:
Zbuloni rreth degës “Financë – Kontabilitet” në programin tonë Bachelor: Finance and Accounting