Shkolla Verore e CIT Për Maturantët

28/06/2021

- 09/07/2021

JE MATURANT DHE ENDE NUK KE VENDOSUR PËR TË ARDHMEN
TËNDE?

 

Mos u shqetëto sepse nuk je i vetmi!
Të zgjedhësh se çfarë profesioni dëshiron të kesh është një nga vendimet më të
rëndësishme në jetë. E nuk është e lehtë.
Ndaj, ne duam të të ndihmojmë. Të zbulosh talentin tënd, fushat që ke pasion dhe
aftësitë për të arritur sukses në karrierën tënde!

 

E ARDHMJA JOTE FILLON TANI!

 

CIT ka krijuar një program të dedikuar për ty, e për të gjithë maturantët që kanë
pasion botën e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes!

 

Një program mentorimi, këshillimi dhe orientimi karriere ku secili nga maturantët do
të zbulojnë vetë fushat dhe profesionet që kanë më përzemër – për të ndjekur ëndrrat e
tyre.

 

PËRGJATË 2 JAVËVE DO TË BËHESH PJESË E 3 KLUBEVE TË CIT:

 

1. Klubi i Sipërmarrjes – Do të mësosh kulturën e sipërmarrjes, tiparet kryesore të
sipërmarrësve dhe drejtuesve, si dhe aftësitë që nevojiten për të nisur dhe
drejtuar një biznes në mënyrë të suksesshme.

 

2. Klubi i Teknologjisë – Do të njihesh me botën dixhitale dhe të teknologjisë,
trendet e fundit të IT, mundësitë e jashtëzakonshme për të ndërtuar një karrierë
emocionuese duke krijuar aplikacione dhe zgjidhje IT për të ndihmuar njerëzit
dhe bizneset të arrijnë më shumë.

 

3. Klubi i Inovacionit – Do të zbulosh ide kreative, shembuj të njerëzve të
suksesshëm që kanë transformuar industritë dhe mënyrën si punojmë dhe
jetojmë.

 

BËHU LIDER DHE KRIJO VETË TË ARDHMEN TËNDE – TANI!

 

Eja edhe ti dhe do të bëhesh pjesëmarrës në konkurse dhe projekte të dedikuara sipas
klubeve ku fituesit do të përfitojnë bursë për të studiuar në CIT në degën e tyre të
preferuar.

 

Mos e humb këtë mundësi. 

 

INFORMACION RRETH SHKOLLËS VERORE TË CIT PËR
MATURANTËT

 

  • Fillon në 28 Qershor në ambjentet e Canadian Institute of Technology (CIT).
  • Shkolla Verore zgjat 2 javë, nga data 28 Qershor deri në 9 Korrik.
  • Aplikimi dhe pjesëmarrja është pa pagesë.
  • Maturantët pjesëmarrës do të zhvillojnë konkurse dhe projekte të dedikuara
    sipas klubeve të sipërmarrjes, inovacionit dhe teknologjisë.
  • Fituesit e konkursit dhe projekteve do të kenë mundësi për të fituar bursë për
  • të studiuar në CIT në degën e tyre të preferuar.

 

Apliko tani në formularin e mëposhtëm