Fjala përshëndetëse e Shkëlqesisë së saj Znj. Elsa Håstad, Ambasadore e Suedisë 🇸🇪 në Shqipëri gjatë Ceremonisë Mbyllëse të “Women in Tech”

05/06/2020

Ne kete ngjarje te rendesishme per Institutin Kanadez të Teknologjisë mori pjese dhe ambasadorja e Suedise Shkelqesia e saj zonja Elsa Hastad.

Nder te tjera ajo tha:

Jam shume krenare qe ju kam takuar ne fillimin e karrieres suaj sepse jam e sigurte qe me vendosmerine tuaj ju do te beni gjera te medha. Dhe sigurisht ajo qe ju keni zgjedhur per ti kushtuar 5 jave eshte natyrisht e ardhmja dhe kjo eshte arsyeja pse une vendosa te jem ketu edhe pse me nje axhende te ngjeshur.

Ju nuk jeni vetem e ardhmja ne bote por edhe e ardhmja ime sepse ju do te zhvilloni gjera te zgjuara qe une do ti perdorja ne te ardhmen. Kush e di, ju mund te jeni ata qe do te zhvilloni me tej Bluetooth ose Skype dhe une do isha e lumtur te isha nje konsumatore e ketyre zhvillimeve.

Ne e kemi pare gruan online. Eshte gruaja dhe Teknoligjia Informatike ajo qe ka hapur syte e botes. Ajo eshte aktivistja e mjedisit dhe kjo fale revolucionit te IT pjese e se ciles jeni dhe ju.

Une jam shume e lumtur qe pata nderin te takohesha me ju dhe dua t’ju them qe eshte nje gje jashtezakonisht e zgjuar qe e keni bere kete gjate periudhes se karantines. Ndoshta kjo nuk ka qene e planifikuar por doli jashtezakonisht mire dhe kjo eshte gjithashtu nje shenje qe ju keni qene ne drejtimin e duhur.

Dua qe me te vertete t’ju pergezoj sepse kjo eshte nje arritje e shkelqyer.Prandaj faleminderit per ftesen dhe shpresoj t’ju takoj perseri. Faleminderit.