Takimi i bordit Administrativ

Në ambjentet e CIT, u zhvillua mbledhja e rradhës e Bordit Adminsitrativ të Canadian Institute of Technology.

Mbledhja u drejtua nga Kryetari i Bordit Prof. Assoc. Dr. Ramiz Zekaj. Ishin të pranishëm Anëtarët e Bordit Administrativ: Prof. Assoc. Merita Xhumari, Prof. Llukan Puka, Prof.Shkëlqim Cani, dhe Prof. Andonaq Londo. Të ftuar në takim ishin Rektori i CIT, Prof. Gëzim Karapici, Zv. Rektori. Prof. Assoc. Reis Mulita si dhe Drejtori administrativ i Kolegjit Universitar Z. Ilir Cekiri.
Në vijim të prezantimit të politikave dhe programeve zhvilluese të CIT, për vitin e ri akademik 2019-2020 të prezantuar nga Kryetari i Bordit Prof. Zekaj, anëtarët e Bordit dhe drejtuesit akademikë dhe administrativë të Kolegjit Universitar CIT, konsideruan dhe vlerësuan si prioritare objektivat e mëposhtëme:

➣Angazhimin e strukturave akademike dhe administrative të CIT, për fillimin dhe realizimin e një viti të ri të sukseshëm akademik;

➣Përmirësimin e kurrikulës akademike dhe elementëve të saj, për të mundësuar dije bashkëkohore dhe formim profesional në funksion të nevojave të shoqërisë në nivel kombëtar e më gjerë;

➣Lidhjen e auditorit akademik me auditorët e jetës, nëpërmjet formave të bashkëpunimit me aktorët e subjekteve publike, e jo publike, në nivel territorial;

➣Rritjen e konsolidimit të punës studimore e kërkimore me qëllim edukimin, aftësimin profesional, integrimin e të diplomuarëve në CIT me tregun kombëtar, rajonal dhe global.

➣Ndërkombëtarizimin e kurrikulës, çertifikimin e saj dhe qasjen e tyre me nivelet e përparuara globale;

➣Ndërtimin e një programi të ri studimesh nëpërmjet hapjes së një fakulteti të ri, me qëllim arritjen e objektivave të mësipërme, nën një strukturë akademike universitare dhe studime në të tre ciklet e studimit;

➣Të punohet më shumë me filozofinë e vendosjes së studentit në qendër të vëmendjes së CIT, për të avancuar edukimin dhe integrimin e tyre në jetë;

Bordi administrativ garantoi se do të mbështesë nismat dhe kontributet akademike e studimore për arritjen e objektivave dhe detyrave të përcaktuara nga stafi akademik dhe strukturat tjera shkencore në CIT.