Profesorët dhe studentët e Universitetit të Evropës Juglindore vizitojnë CIT

Në kuadër të aktivitetit të bashkëpunimit ndërkombëtar me universitete homologe, CIT mirëpriti drejtues të lartë dhe studentë të Universitetit të Evropës Juglindore

Kryetari i Senatit të Universitetit Prof.Dr. Jonuz Abdullai, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale Bashkëkohore Prof. Dr. Memet Memeti, si dhe pedagogë dhe studentë të SEEU u përshëndetën nga Rektori i CIT Prof.Dr.Gëzim Karapici, Zëvendës Rektori Prof.Assoc.Dr. Reis Mulita, dekan i Fakultetit të Ekonomisë Prof.Asoc.Dr. Vaso Qano si dhe anëtarë të tjerë të stafit të CIT.

Gjatë takimit u diskutua dhe u ra dakord mbi mundësinë e bashkëpunimit në fushën e studimit dhe hulumtimit, si dhe iniciativa të tjera me interes të përbashkët.