Politikat e Privatësisë

TË PËRGJITHSHME

Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjise (IKT)” ne perputhje te plote me parashikimet e Ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 , “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, angazhohet ne mbrojtjen e privatësisë së të dhënave për përdoruesit e faqes së internetit të Kolegjit Univeristar(www.cit.edu.al) . Informacioni i mëposhtëm mbi Politikat e Privatësisë përshkruan llojet e të dhënave të mbledhura dhe si do të përdoren këto të dhëna nga institucioni ynë.

TË DHËNAT E MBLEDHURA

Përveç të dhënave personale, gjatë navigimit në aplikacionet “web based”, në skedarët log të server-it ruhen të dhëna si adresa IP, data, koha dhe faqet e vizituara nga përdoruesi. Informacionet që ruhen në server janë konfidenciale, dhe përdoren në përputhje të plotë me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Adresat IP nuk janë të lidhura me asgjë personalisht të identifikueshme. Kjo do të thotë se seancat e përdoruesve mund të gjurmohen, por përdoruesit do të mbeten anonimë.

Adresat e e-mailit, numrat e telefonit apo informacione te tjera të dhënë nga vizitorët mund të përdoren për t’i dërguar atyre informacione, për t’iu përgjigjur kërkesave për informacion, si dhe /ose kërkesave apo pyetjeve të cdo natyre tjeter.

Për të komunikuar në mënyrë më efektive me vizitorëte kësaj faqeje interneti, vizitorëve mund t’iu kërkohet të japin informacione personalisht të identifikueshme, të cilat mund të përfshijnë: emrin, adresën e-mailit, adrese banimi, numër telefoni etj.

Kolegji Universitar “Instituti Kanadez I Teknologjise” nuk do të shesë ose tregtojë asnjëherë me institucionet e tjera të arsimit të lartë, bizneset ose organizatat jofitimprurëse informacione personalisht të identifikueshme, të cilat janë dhënë vullnetarisht nga vizitorët përmes faqes së Kolegji Universitar “Instituti Kanadez I Teknologjise, të tilla si; adresë e-maili, emër, adresë, numër telefoni etj

Në te njejten kohë perdoruesi deklaron se jep miratimin e tij per procesimin e metejshem te informacionit te dhene, nga ana e IKT vetem per perdorim të brëndshëm te institucionit dhe vetem per qellimin per te cilin perdoruesi ka deklaruar vullnetarisht te dhenat e tij personale. Ne cdo moment pasi perdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në keto fusha specifike, ketij te fundit i lind e drejta që, nëpermjet një kërkese pranë IKT, të aksesojë këto të dhëna si dhe të kërkojë korrigjimin e tyre .

“Instituti Kanadez i Teknologjisë” mund tju ofrojë palëve të treta informacionet e dhëna nga përdoresit e faqes së internetit nëse:

  • “Instituti Kanadez i Teknologjisë” i kërkohet ose ai është i autorizuar për të ndarë me të tjerë informacionin në fjalë bazuar në legjislacionin në fuqi, vendimete gjykatave apo në një akt të një autoriteti publik ose rregullator;
  • “Instituti Kanadez i Teknologjisë” ndan me të tjerë informacionin në fjalë për të mbrojtur të drejtat e pronësisë, ose sigurinë e “Institutit Kanadez të Teknologjisë”, personelit dhe studentëve të tij, si dhe cdo individi tjetër.

FAQET DYTËSORE APO TË JASHTME

“Instituti Kanadez i Teknologjisë” deklaron se të gjitha rregullat e lartpërmendura vlejnë dhe për cdo faqe dytsore të IKT (subdomaine) . Duke qenë se faqja zyrtare e IKT përmban lidhje me faqe te jashtme, jo në pronësi te IKT, theksojmë se IKT nuk është përgjegjës për deklaratat e privatësisë ose përmbajtjen e këtyre faqeve të internetit .

KONTAKT

Përdoruesit që kanë ndonjë pyetje në lidhje me këtë deklaratë të privatësisë, ankesë apo praktikat e kësaj faqe interneti, mund të kontaktojnë përmes e-mailit në adresën info@cit.edu.al.