Tarifat e Studimit dhe Politikat e Bursave

      PER VITIN AKADEMIK 2020-2021

 

Tarifat e regjistrimeve për një vit akademik janë si më poshtë:

 

  1. Për studentët që kanë fituar bursë të plotë ose 50%, tarifa e regjistrimit është 300 Euro.
  2. Për studentët që kanë fituar bursë 25% ose 15% tarifa e regjistrimit është 200 Euro.
  3. Për programet, tarifa e studimit e të cilave është 1950, 2450 ose 2500 Euro, tarifa e regjistrimit është 100 Euro.
  4. Për programet, tarifa e shkollimit të të cilave është 1500 Euro, tarifa e regjistrimit është 300 Euro.
  5. Në rastet kur studenteve u kërkohet të testohen ne Gjuhën Angleze, tarifa e testimit do të jetë 10 Euro dhe testimi do të bëhet në ambientet e CIT. Tarifa është e pakthyeshme dhe e parimbursueshme.
  6. Pagesa e studimit për çregjistrimin bazuar në kritere të caktuara është 250 (dyqind e pesëdhjetë) Euro.
  7. Pagesa e studimit për çregjistrim në mes të vitit akademik për studentët që kanë të drejtë të marrin një bursë të plotë është 500 Euro.

* Tarifa e regjistrimit është e pakthyeshme dhe e parimbursueshme. Tarifa e regjistrimit i shtohet tarifës së studimit. Pagesa e regjistrimit përfshin tarifën për pranimin e studentëve, pagesën e librave elektronikë, sigurimin shëndetësor në universitet, çertifikatën dhe listën e notave dhe gjithashtu çdo çertifikatë tjetër.

 

Tarifat e Studimit:

  1. Pagesa e studentëve të regjistruar në ciklin e parë të studimeve në programet e Fakultetit Ekonomik është 1950 (një mijë e nëntëqind e pesëdhjetë) euro dhe për programet e Fakultetit të Inxhinierisë është 2450 (dy mijë e katërqind e pesëdhjetë) euro për çdo vit akademik.
  2. Pagesa e studimit për studentët e regjistruar në ciklin e dytë të studimeve për të dy fakultetet është 2500 (dy mijë e pesëqind) euro për secilin vit akademik.
  3. Pagesa për frekuentim për herë të dytë/tretë të lëndës është 200 (dyqind) euro për ciklin e parë të studimeve dhe 250 (dyqind e pesëdhjetë) euro për ciklin e dytë për të dy fakultetet. Tarifa për diplomat që nuk jepen brenda vitit akademik është 500 (pesëqind) Euro.
  4. Tarifa për kursin e anglishtes ESL është 300 Euro.

*Për vitin akademik 2020-2021 tarifa e studimit për Bachelor në Administrim Biznesi, Financë dhe Kontabilitet, Inxhinieri Telekomunikacioni është 1500 (një mijë e pesëqind) Euro.

 

Zbritjet dhe Bursat:

Studentët që regjistrohen për herë të parë, do të përfitojnë zbritje të tarifës së studimit si më poshtë:

  1. Në masën 100% të tarifës së studimit për studentët me GPA 10.00 (dhjetë). Kjo kategori paguan një tarifë regjistrimi 300 (treqind euro. (10 Bursa)
  2. Në masën 50% të tarifës së studimit për studentët me notë 9.5 (nëntë pikë pesë). Kjo kategori paguan tarifë regjistrimi 300 (treqind) Euro (20 Bursa)
  3. Në masën 25% të tarifës së studimit për studentët me GPA 9.00. Kjo kategori paguan një tarifë regjistrimi 200 (dyqind) euro. (20 Bursa).
  4. Në masën 15% të tarifës së studimit për studentët me GPA 8.5 (tetë pikë pesë). Kjo kategori paguan një tarifë regjistrimi 200 (dyqind) euro. (30 Bursa).
  5. Për studentët që vijnë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja e Bujanovci (territoret shqiptare) do të ketë një zbritje shtesë prej 10% të tarifës së studimit përveç zbritjeve në bazë të notës mesatare.

*Tarifa e zbritjes vlen vetëm për ata studentë që janë regjistruar në programet me kohë të plotë dhe vetëm për vitin e parë akademik. Në vitin pasardhës akademik, studentët të cilët nuk arrijnë të ruajne mesataren që kishin, zbresin në kategorinë më poshtë.

*Në vitin vijues akademik studentët nuk janë përfitues të tarifave të uljes së pagesës te lendës/ve që studenti i ndjek për herë të dytë ose jo në vitin përkatës akademik.

Zbritja e tarifave studimore  për kategori te tjera:

  1.  Deri në 20% të tarifës vjetore të studimit për studentët që regjistrohen mbi 3 persona nga i njëjti institucion, familje, etj.
  2. 50-100% për studentët nga familjet në nevojë (jetimët, ndihma sociale) dhe raste të tjera të ngjashme që institucioni i konsideron të tilla.
  3. Deri në 50% zbritje për studentët që janë punonjës akademikë ose administrativ në “CIT” dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Zbritje per pagesa te menjëhershme:

  1. Pagesa per 1 vit deri në 5% të shumës totale të 1 viti.
  2. Pagesa per 2 vite deri në 8% të shumës totale te 2 viteve.
  3. Pagesa per 3 vite deri në 10% të shumës totale te 3 viteve.