KUSH JEMI NE
September 9, 2021 2021-09-10 10:01KUSH JEMI NE
Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (KU “IKT”), është pronë e C.I.T. sh.pk, e cila ka arsimin si aktivitet kryesor në Shqipëri.
Mësimdhënia në CIT zhvillohet në gjuhën angleze dhe me kurrikul të Amerikës së Veriut, duke iu ofruar studentëve arsim universitar sipas standarteve perëndimore. Për më tepër, mësimi në CIT zhvillohet në ambiente të përshtatshme dhe nga një staf akademik i kualifikuar vendas me përvojë mësimore jashtë vendit, si dhe staf akademik ndërkombëtar, të cilët kanë përvojë në zhvillimin dhe zbatimin e Biznesit dhe Teknologjisë.
CIT ndodhet në zemër të kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana. Qendra ka ambiente të përshtashme si për studentët po ashtu edhe për stafin akademik dhe administrative. CIT ka gjithsej një sipërfaqe prej 2700 m2.
CIT ofron hapësira me kapacitetet e kërkuara për studentët si mëposhtë: 1 Sallë Konferencash, 7 Salla leksionesh, 6 laboratore (4 laboratorë kompjuterikë, 1 laborator fizike dhe 1 laborator Kimie.), salla studimi, zyra për stafin akademik dhe administrative, hapësira parkimi, kafeneja dhe palestra.
Klasat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme, bashkëkohore dhe profesionale, si kompjutera, projektorë etj.
Kushtet e studimit plotësohen nga libraria, e cila ofron akses në një koleksion të gjerë librash përzgjedhur për çdo program studimi në CIT. Burimet e libraries, rrjeti online i McGraw-Hill dhe gjithashtu regjistrimi i publikimeve periodike shkencore janë vënë në dispozicion të studentëve të CIT në çdo ditë të javës. Libraria e CIT ofron një rang të gjerë titujsh, përzgjedhur sipas programeve të studimit të ofruara nga institucioni.
Libraria e CIT ka gjithashtu kapacitet për 30 studentë, 6 kompjutera dhe mbi 3000 tituj anglisht.