Bachelor në

Administrim Biznesi dhe Teknologji Informacioni

Bachelor tre vjeçar në Administrimin e Biznesit dhe Teknologji Informacioni është njëprogram i integruar, multidisiplinar. Pikat më të forta të programit janë dy: Së pari, kombinimi i biznesit, arteve liberale dhe kurseve të shkencave sociale bazuar në programin Administrim Biznesi, dhe së dyti, theksimi i tij në kurset e shkencave kompjuterike. Programet e zakonshme të administrimit të biznesit në nivel universitar theksojnë një nivel të lartë të specializimit në kurset specifike të biznesit.Diploma Bachelor në Administrim Biznesi dhe Teknologji Informative, ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të disiplinës së shkencave kompjuterike, pajisjen e të diplomuarve për të kuptuar jo vetëm “sistemet e informacionit të biznesit”, por
teoritë dhe aplikimet që lidhen me lëndë të tilla thelbësore si programimi, sistemet e operimit, bazat e të dhënave, rrjeteve, inxhinierisë softuerike dhe menaxhimit të projekteve.

Kohëzgjatja

Gjashtë semestra

Tarifa

1950 Euro

Kriteret e regjistrimit

Diploma e shkollës së mesme

Afati aplikimit

Korrik