Inxhinieri Kompjuterike & IT
Network & Cyber-Security

Programi i studimeve Master Shkencor në “Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologjia e Informacionit”, “Rrjeti dhe Siguria e Rrjetit” ju siguron të diplomuarëve njohuri teorike të thelluara, si dhe trajnime për kërkime shkencore në këtë fushë të veçantë. Ky program i studimit është hartuar për të pajisur studentët në përputhje me kërkesat teknike të industrisë së telekomunikacionit, institucioneve financiare ose në fusha të tjera të ngjashme. Baza e programit është e fokusuar në ndërtimin etë menduarit kritik në mënyrë që profesionistët të marrin vendime të duhura.Në përfundim të programit të studimit, studentët do të përgatiten për sfidat dhe sistemet operative të sigurta, aplikacionet dhe rrjetet e sigurta, përdorimin e kriptografisë dhe menaxhimin çelësave dhe të kuptojnë si të zhvillojnë një politikë të sigurisë, si dhe politikat qeverisëse dhe vendimet teknologjike

Kohëzgjatja

Katër semestra

Tarifa

2500 Euro

Kriteret e regjistrimit

Bachelor Diploma

Afati aplikimit

Tetor