Brikelda Licaj – Inxhiniere e DevOps në Lufthansa Industry Solutions
Dëshmia
Në CIT kam pasur mundësinë të ndjek praktika profesionale dhe të marr gjithashtu pjesë në konferenca dhe projekte të ndryshme. Jam rritur shumë profesionalisht, por gjithashtu edhe si person. Tani CIT është kthyer në një familje ku unë kaloj pjesën më të madhe të kohës. Dëshiroj të falenderoj me të vërtetë stafin administrativ dhe profesorët e mi në CIT që më kanë mbështetur në çdo hap. Një falenderim të veçantë kam për profesor Bledi Kazia dhe Shefqet Meda të cilët janë jo vetëm profesorët e mi, por gjithashtu edhe miqtë e mi që më kanë mbështetur dhe këshilluar.