KURSI PASUNIVERSITAR PËR PËRGATITJEN E AUDITUESVE DHE MENAXHERËVE TË ARDHSHËM TË ENERGJISË, është një program në mbështetje të ligjit Nr. 124/2015 për “Efiçencën e Energjisë”, të ligjit 116/2016 “Për Performancën e Energjisë në Ndërtesa”, si edhe akteve nënligjore në zbatim të tyre.
Ky kurs ofron njohuri metodologjike për kryerjen e auditimeve të ndërtesave dhe instalimeve industriale në përputhje me legjislacionin dhe standardet e aktualizuara për performancën e energjisë. Pas përfundimit të kursit, mundësohet pajisja me një çertifikatë si “Auditues Energjie”, duke specializuar në auditimin dhe matjen e performancës së energjisë në ndërtesa, transport ose industri.
Programi fillon me 23 Nentor dhe zgjat 11 jave!
Në këtë program mund të marrin pjesë të diplomuarit që zotërojnë të paktën 1 diplomë Master Shkencor ose Profesional sipas VKM Nr. 407, datë 19.6.2019 në:
- Inxhinieri Mekanike
- Inxhinieri Elektrike
- Inxhinieri Fizike
- Inxhinieri Elektronike
- Shkencat e Fizikës dhe Kimisë Industriale
- Inxhinieri Ekonomike
- Arkitekturë dhe Urbanistikë
- Inxhinieri Ndërtimi
- Inxhinieri Mjedisi
- Inxhinieri Gjeomjedisi
𝐃𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐬𝐡ë𝐦 𝐩ë𝐫 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦:
︎Formular Aplikimi; (plotësohet në CIT)
Kopje e Noterizuar e Diplomës Universitare dhe Listës së Notave;
︎Fotokopje ID;
Dy Foto Dokumenti;
CV;
𝐑𝐄𝐆𝐉𝐈𝐒𝐓𝐑𝐎𝐇𝐔𝐍𝐈 𝐓𝐀𝐍𝐈!
Na kontaktoni në:
+355 69 40 42 042