Periudha e aplikimeve universitare në U-Albania për vitin akademik 2026–2027 do të zhvillohet nga 27 Korrik deri më 1 Gusht 2026. Gjatë kësaj periudhe, maturantët mund të aplikojnë online dhe të përzgjedhin deri në 10 programe studimi në universitetet shqiptare.
Canadian Institute of Technology (CIT) fton të gjithë maturantët të përfshijnë universitetin ndër preferencat e tyre dhe të zgjedhin programe studimi moderne në Inxhinieri, Teknologji Informacioni, Biznes dhe Ekonomi, të zhvilluara në gjuhën angleze dhe të orientuara drejt praktikës, inovacionit dhe tregut të punës.
Mos humbisni afatet e aplikimeve U-Albania 2026 dhe vendosni CIT ndër 10 preferencat tuaja për të ndërtuar një karrierë të suksesshme me mundësi ndërkombëtare dhe lidhje të forta me industrinë.
Për më shumë informacion:
📞 +355 67 40 42 042
📧 [email protected]
🌐 www.cit.edu.al
