AUDITIM ENERGJIE NË NDËRTESA DHE PROCESE
April 7, 2023 2023-04-26 7:45AUDITIM ENERGJIE NË NDËRTESA DHE PROCESE
AUDITIM ENERGJIE NË NDËRTESA DHE PROCESE
CIT organizoi së fundmi kursin e shumëpritur të Auditimit të Energjisë në Ndërtesa dhe Procese, i cili zhvillohet në ambientet e universitetit tonë. Ky kurs pasuniversitar shërben për përgatitjen e audituesve dhe menaxherëve të ardhshëm të energjisë.
Gjatë këtij sesioni, të gjithë pjesëmarrësve iu dha mundësia të përditësohen në teknikat dhe metodat më të fundit në auditimin e energjisë dhe të zbulojnë mënyra efektive për të përmirësuar efiçencën e energjisë në ndërtesa dhe procese. Të gjithë pjesëmarrësit ishin të angazhuar dhe të etur për të mësuar dhe jemi të bindur se njohuritë e marra gjatë këtij kursi do t’i ndihmojnë ata të kenë një ndikim pozitiv në fushat e tyre përkatëse.
I urojmë suksese të gjithë kursantëve të cilët ndoqën këtë kurs të Auditimit të Energjisë.





