EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

Dita e Tokës – Nisma 1 Ballkon 1 Pemë

Studimet më të fundit kërkimore të kryera nga Harvard University, në 3000 njësi administrative vendore në USA, vlerësojnë se edhe një mikrogram i vetëm i PM2.5, e rrit shkallën e vdekjes nga COVID-19 deri në15%. PM2, janë përzierje e masave solide dhe pikave të lëngëta në ajër. Është masa për metër kub e pjesëzave të ajrit, me përmasa më të vogla se 2.5 mikrometër. Thënë ndryshe 2.5 mikrommetër janë sa 1/400 e milimetrit. Krijohen sidomos nga djegja e karburanteve.

https://projects.iq.harvard.edu/files/covid-pm/files/pm_and_covid_mortality.pdf

Nëse konsiderojmë shkallën e lartë të ndotjes në qytetin e Tiranës dhe qytetet e tjera të vendit, vlerësohet se pasojat janë të pallogaritshme për mirëqënjen dhe shëndetin e qytetarëve. Gjelbërimi, është mënyra më e mirë për të ruajtur ekuilbrat e përbërjes së atmosferës, ajrit jetësor për jetën tonë.

Efektet e ajrit me përbërës të PMM 2.5 vërehen drejtëpërdrejtë në përbërjen e gjakut, komplikacione në rrugëve të frymëmarrjes, traktet urinare, fertilitetin, si edhe sëmundejet nevore dhe psikomotore.

Sot në Ditën Simbolike të Tokës, Canadian Institute of Technology, CIT fton qytetartë Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit, ti bashkohen nismës “Një Ballkon Një Pemë”. Rritja e gjelbërimit është jetësore për shëndetin e shoqërisë dhe të planetit tonë, Tokës, të kërcënuar nga ngrohja globale dhe pasojat e ndryshimeve klimaterike.