Njoftim për aplikantët që janë poshtë vijës së kuqe!
Të nderuar aplikantë që jeni të renditur poshtë vijës së kuqe, Ju sqarojmë seedhe sikur të gjithë kandidatët fitues (mbi vijën e kuqe), në listat paraprake të shpalluara të regjistrohen në CIT, sërisht mbeten kuota të lira. Kjo vjen për arsye se i njëjti kandidat është shpallur fitues në disa programe studimi të ofruara nga CIT. Regjistrimi zhvillohet me faza 48 orëshe dhe vija e kuqe do të ulet në mënyrë të vazhdueshme pas kalimit të nënfazave. Kjo do tu japi mundesinë kandidatëve të tjerë që ndodhen poshtë vijës së kuqe që të vijnë dhe të regjistrohen në programin e studimit të zgjedhur në CIT.