EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

PËR CIT-IZENS-AT E ARDHSHËM!

Të gjithë ju maturantë që keni përzgjedhur CIT, duam t’ju themi se keni bërë zgjedhjen e duhur për edukimin dhe karrierën tuaj!

Instituti Kanadez i Teknologjisë dëshiron që të falenderojë të gjithë kandidatët që kanë përzgjedhur një nga programet Bachelor të ofruara në dy fakultetet tona në atë të Inxhinierisë dhe atë të Ekonomisë.

Besimi juaj tek CIT (Instituti Kanadez i Teknologjisë) do të përmbushet nga ana jonë përmes një shërbimi dinjitoz ndaj ofrimit të dijeve koherente me literaturën më të fundit mësimore (McGraw Hill Education), stafin e dedikuar akademik dhe me përvojë ndërkombëtare, laboratorët e përditësuara me pajisjet dhe programet më të fundit, si dhe nga një bibliotekë moderne online, etj.

Shprehim besimin e plotë, se ashtu siç shumë breza të tjerë kanë bërë më herët, zgjedhja juaj do të jetë më e mira dhe më e vlefshmja për përgatitjen tuaj akademike, profesionale dhe praktike, të lidhur me tregun e punës, praktikat mësimore në institucionet dhe sipërmarrjet më prestigjioze në vend.

Nuk kemi dyshim se të gjithë ju që na keni përzgjedhur dëshironi të bëheni pjesë e CIT-izens, ashtu siç njihen ndryshe studentët dhe ALUMNI-t tanë kudo në botë!

Ne do t’ju mbështesim në zgjedhjen tuaj dhe do tju mirëpresim në ambientet tona për të kryer të gjitha procedurat e duhura që edhe ju të jeni pjesë e këtij ambienti të mrekullueshëm akademik, social e kulturor.

Mirë u takofshim së shpejti!

369874213 679255994226208 8978021208340687148 n
PËR CIT-IZENS-AT E ARDHSHËM! 2