EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

Presidenti Meta, pjesëmarrës në 10 vjetorin e CIT!

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta mori pjesë sonte dhe përshëndeti ceremoninë e diplomimit, të studentëve të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, e cila përkon edhe me  10 vjetorin e  themelimit të këtij Institucioni arsimor.

Presidenti Meta  në fjalën e tij përshëndetëse duke iu drejtuar studentëve të diplomuar, pedagogëve, përfaqësuesve të qeverisë, si dhe të pranishmëve, u shpreh:

“Nuk mund ta refuzoja ftesën për të qenë i pranishëm sot, në ceremoninë e diplomimit të studentëve të këtij Institucioni prestigjioz dhe cilësor të arsimit tonë të lartë.

Për arsye  se, çdo ceremoni diplomimi është një moment i gëzueshëm për të gjithë, dhe natyrisht edhe për mua si ish student, por edhe si prind tashmë.

Së dyti , sepse kur kam qenë para disa vitesh i ftuar në këtë institucion kam pasur mbresat më të mira.

Natyrisht është edhe 10 dhjetori i tij, është një ngjarje e shënuar jo vetëm për studentët që diplomohen sot, por për të gjithë këtë institucion dhe për të ardhmen e tij gjithashtu.

Ndaj dua t’iu shpreh urimet më të përzemërta në këtë 10 vjetor të themelimit dhe konsolidimit të këtij institucioni, si një qendër e spikatur dhe cilësore universitare, si një qendër e spikatur universitare dhe kërkimore në fushën e teknologjisë, inxhinierisë dhe ekonomisë!

Me këtë rast dua të shpreh mirënjohje për lektorët dhe pedagogët, për përkushtimin e tyre për ët përmbushur misionin më fisnik, atë të edukimit dhe formimit të brezi të ri.

Po kështu urimet më të mira shkojnë për studentët që diplomohen sot, dhe natyrisht që kjo është një ngjarje e paharruar për ta, e cila do t’i ndjek për gjatë gjithë jetës dhe i urojmë suksese për të ardhmen e tyre.

Unë besojë që ky formim kaq cilësor që kanë përfituar në këtë institucion, do t’i ndihmojë që të jenë vërtet shumë të suksesshëm, ashtu si kurse dhe ka ndodhur edhe me studentët e tjerë,  që janë diplomuar më parë nga ky institucion.

Edukimi është investimi më i rëndësishëm, është investimi më i mirë, më i sigurt,  që as kush nuk mund t’jua rrëmbej.

Edukimi është siguria e progresit për çdo të ri, për çdo familje, për shoqërinë dhe për vetë kombin.

Sot kur ne jetojmë në epokën e zhvillimeve intensive në fushën e teknologjisë së informacionit, algoritmeve, inteligjencës artificiale, inxhinierisë së telekomunikacionit, si dhe fushave të tjera të lidhura me to.

Sigurisht që edukimi juaj, ju jep një epërsi dhe një mundësi  për të ecur më shpejt, dhe më të sigurt në realizimin e ëndrrave tuaja.

Janë këto fusha, të cilat po depërtojnë kudo dhe ngado në sektorin e prodhimit dhe të shërbimeve në shkallë globale. Ato janë të lidhura me ekonomin tonë, por dhe me atë rajonale dhe botërore.

Këto  teknologjike përbëjnë një mundësi unike dhe të jashtëzakonshme për vendin tonë, për të përgatitur një brez profesionistësh, që mund të kontribuojnë për vendin e tyre në mënyrë të veçantë nga atdheu i tyre.

Siç e dimë një nga fenomenet më shqetësuese që ne kemi është pikërisht largimi i ndjeshëm i rinjve, duke përfshirë padyshim në mënyrë shumë shqetësuese edhe ata më të arsimuarit dhe më të kualifikuarit.

Pa dashur të përmend këtu statistika të cilat janë vërtet  shqetësuese, dua të theksoj rendësin që të gjithë së bashku të përkushtohemi për ta dekurajuar këtë fenomen të largimit të rinjve.

Sepse është një problem jashtëzakonisht i madh për vendi tonë, është një problem i madh për familjen shqiptare, e cila po e ndjen gjithmonë e më shumë, por është edhe një problem i madhe për tregun e punës.

Në këtë drejtim unë besojë, që një mision të rëndësishëm patriotik kanë edhe këto institucione dhe kampuset universitare, të cilat duhet të jenë edhe agjent pararojë, për të kontribuar në këtë mision të përbashkët  të gjithë shoqërisë sonë.

Kjo arrihet duke u bërë bartësit kryesor dhe kërkues të palodhur të respektimit të vlerave të lirisë dhe dinjiteti njerëzor dhe të shtetit ligjor.

Papa Françesku në mesazhin e këtij viti theksoi se: Kërcënimi më i madh i epokës ku jetojmë është “globalizmi i indiferencës”. Sa më indiferente shoqëria, aq më e ekspozuar është ajo ndaj shtypjes, diskriminimit, përjashtimit, dhunës dhe varfërisë.

Energjia dhe idealizmi i moshës suaj nuk duhet as t’i nënshtrohen fatit, edhe pse mund të  duket se është përzgjedhur në atë mënyrë, dhe sidomos as konformizmit dhe indiferencës.

Edukimi i të rinjve tanë duhet të jetë një prioritet i vazhdueshëm , i mbështetur në të gjitha drejtimet, për të rritur standardin e mësimdhënies dhe kërkimin shkencor.

Duke forcuar edhe më tej institucionet tona të arsimit të lartë, talentet tona do të jenë edhe  pasuria e madhe e zhvillimit të vendit tonë në të ardhmen.

Tashmë ju do dilni në jetë të pajisur plot dije, dhe jeni profesionistët më të rinj në vendin tonë nga dita e sotme.

Jepni më të mirën tuaj në çdo gjë që do bëni, kudo që të punoni, në çdo fushë e çdo sektor, si specialistë të IT, inxhinierë kompjuterik apo telekomunikacioni, multi-media apo design, administrim biznesi, financë apo kontabilitet. 

Jepni më të mirën tuaj dhe shpalosni talentin tuaj në shërbim të shoqërisë sonë dhe në të mirë të vendit tonë, pa e braktisur atë.  

Dhe duke i gëzuar kështu të gjithë e sidomos  prindërit  dhe familjet tuaja, të cilët kanë bërë çdo sakrificë dhe çdo investim,  që ju të fitoni këto dije dhe  këto diploma, të cilat do të jenë edhe arma e juaj më e rëndësishme për të ardhmen tuaj.

Ju falënderoj dhe ju uroj suksese e mbarësi në rrugëtimin tuaj të ri,

Urime dhe stafit të universitetit për punën e shkëlqyer që ka bërë deri tani, dhe që besojë do vazhdojë edhe në 100 vitet e ardhshme!