EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

TEKNOLOGJIA NË SHËRBIM TË NJOHJES SË FAUNËS DHE FLORËS NË NIVEL KOMBËTAR DHE BOTËROR – LEKSION I HAPUR

Dje patëm kënaqësinë të mirëprisnim në ambientet tona z. Arian Mavriqi, një nga studiuesit dhe fotografët më të shquar të jetës së egër në trojet tona dhe jo vetëm.

Ai mori pjesë si lektor i ftuar në leksionin tonë të hapur me temë “Teknologjia në shërbim të njohjes së Faunës dhe Florës në nivelin kombëtar dhe botëror”.

Gjatë prezantimit të tij ai solli fakte mjaft interesante si dhe na dha njohuri për Faunën dhe Florën në vendin tonë, foli për rëndësinë e këtyre trashëgimeve kulturore si dhe roli që kryen teknologjia në ruajtjen, studimin dhe dokumentimin e tyre. Përveç fakteve interesante që z. Arian ndau me ne, ai gjithashtu shfaqi edhe filmime dhe foto nga puna e tij.

Një falënderim i veçantë shkon për z. Arian Mavriqi për pasionin, njohuritë dhe faktet interesante që ndau me ne sot.