Stafi i sekretarive mori pjesë në një trajnim të dedikuar për forcimin e aftësive të komunikimit me studentët, me fokus në qartësi, profesionalizëm dhe menaxhim efektiv të situatave të përditshme.
Trajnimi trajtoi rëndësinë e komunikimit në ndërtimin e besimit, shmangien e konflikteve dhe ruajtjen e imazhit institucional, si dhe dallimin midis komunikimit verbal, paraverbal dhe joverbal.
Përmes ushtrimeve praktike dhe role-play, pjesëmarrësit zhvilluan aftësi konkrete për të menaxhuar situata tipike me studentët në mënyrë të qetë dhe profesionale.
Mesazhi kryesor: Komunikimi efektiv është thelbësor për një shërbim cilësor dhe një eksperiencë pozitive për studentët.



