EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

CIT-Një model ndryshe edukimi në arsimin e lartë

Përpara dhjetë vitesh në vendin tonë askush nuk do ta besonte që një investim privat në arsimin e lartë do të kapitalizonte njohuri, teknika, staf dhe studentë në programe mësimore unike në gjuhën angleze.

Ishte viti 2011 kur Kolegji Universitar ‘Instituti Kanadez i Teknologjisë’ (njohur si Canadian Institute of Technology – CIT) do të fillonte aktivitetin në fushën e edukimit bachelor dhe master, duke ofruar programe unike në gjuhën angleze si inxhinieri softuerike, industriale, administrim biznesi dhe IT, dhe me pas ato në inxhinieri kibernetike, big data, multimedia dizajn, inxhinieri kompjuterike dhe IT etj.

Kolegji Universitar ‘Instituti Kanadez i Teknologjisë’ i cili këtë vit feston 10-vjetorin, siç thuhet në vizionin dhe misionin e vet, është i vendosur që të përgatisë studentë me aftësi të mbështetura mbi edukimin, vlerat dhe shpirtin etik, mendimin kritik, atë analitik dhe për t’i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve, kreativitetit, inovacionit dhe lidershipit, të cilat ata do t’i përdorin për t’i dhënë formë jetës, karrierës dhe shoqërisë.

Programet e ofruara prej KU ‘IKT’ duke qenë të orientuara dhe të ndërthurura mes fushëssë ekonomisë dhe asaj të inxhinierisë, u japin mundësi studentëve që të mësojnë dhe përvetësojnë njohuritë më të fundit në programim, inxhinieri kompjuterike, IT, administrim biznesi ndërthurur me IT, inxhinieri kibernetike dhe rrjetat kompjuterike, big data, MBA, etj., dhe të gjitha këto në gjuhën angleze dhe përmes literaturës më të mirë, sjellur prej bashkëpunimit dhe marrëveshjes që CIT ka me një ndër kompanitë më prestigjoze në botë, siç është McGrawHill Education.

Sot, me një eksperiencë të konsiderushme në tregun e arsimit të lartë, CIT krenohet për gjeneratat e studentëve që janë ulur në auditoret e veta, të cilët pasi kanë përfunduar studimet janë pranuar në universitetet më të njohura në botë. Një pjesë e këtyre studentëve falë eksperiencës dhe edukimit në CIT, si dhe falë përpjekjeve të vazhdueshme të tyre, punojnë tashmë për kompanitë më të njohura e lider në tregun global si Google, Amazon, CISCO, HP, Microsoft, Raiffaisen etj.

Duke qenë se CIT përfaqëson një nukël të arsimit të lartë të specializuar në fushën e inxhinierisë dhe atë të ekonomisë, kurrikulat kanadeze, mësimdhënia në gjuhën angleze, laboratorët modernë, stafi i huaj dhe ai shqiptar me eksperiencë i shkolluar në universitetet më të njohura, u krijojnë mundësi brezave dhe gjeneratave të reja që të përgatiten me dije, njohuri, vlera dhe aftësi që do ti shoqërojnë përgjatë tërë jetës.

Gjatë këtyre viteve, CIT ka dhënë edhe një kontribut të madh social e kulturor përmes projekteve të punuara prej studentëve dhe stafit në fushën e teknologjisë ku spikat punimi i ‘Skemës së Pensioneve’, dhuratë për Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në vitin 2016. Punimi i ‘Databazës Kombëtarë të Gjakut’ dhuratë për Kryqin e Kuq Shqiptar, në vitin 2017. Punimi i platformave të mësimdhënies onlinë, dhuruar gjimnazeve të ndryshme në vend gjatë kohës së pandemisë (2020), etj. Të gjitha këto projekte madhore, kanë shërbyer si një urë lidhëse ndërmjet investimit në njohuri dhe ofrimit të këtyre njohurive dhe aftësive në shërbim të shoqërisë dhe Shqipërisë.

Për të qenë pjesë e ekselencës në edukim, Instituti Kanadez i Teknologjisë ka nënshkruar marrëveshje të ndryshme me universitete në Kanada, për njohje kreditesh, siç është ajo me Georgian College në Ontario (themeluar në 1967), por dhe marrëveshje të tjera me universitete në Evropë – mbi 20 marrëveshje –të cilat u krijojnë mundësi studentëve dhe stafit akademik për mobilitete semestrale, angazhime në projekte të përbashkëta, shkolla verore, etj.

Në dekadën e re të zhvillimit të institucionit, Instituti Kanadez i Teknologjisë po përgatitet të vazhdojë rrugëtimin, duke ruajtur profilin e një institucioni të specializuar dhe që ofron programe unike, ku studentët mund të studiojnë e ndjekin trendet e edukimit ngjashëm si në universitetet më të mira në Perëndim. Programe të reja në fushën e Marketingut Digjital, Teknologjisë së Informacionit në Biznes, Data Science dhe Inteligjiencë Artificiale etj., do të hapen së shpejti për studentët që dëshirojnë të edukohen dhe marrin njohuri adekuate dhe pse jo t’i transferojnë studimet e tyre kudo në botë.