Ceremonia e promovimit të librit të Prof. Dr. Petraq Papajorgji

30/06/2020

Ditën e sotme, në ambjentet e Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT), u zhvillua ceremonia e promovimit të librit “Mind Genomics and the Law”, ku Prof. Dr. Petraq Papajorgji – Pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë pranë CIT, është bashkëautor përkrah profesorëve të nderuar si PhD. Howard Moskowitz dhe Prof. Dr. James Wren.

Në event morën pjesë personalitete akademike nga universitetet shtetërore dhe private, stafi dhe studentet e CIT, të ftuar, miq dhe familjarë të profesorit.

Eventi u moderua nga Zëvendës Rektori i CIT – Prof. Asoc. Reis Mulita i cili mbajti edhe nje fjalë përshëndetëse.
Të ftuar në panel ishin profesorët e nderuar Prof. Asoc. Arjan Kadare dhe Prof. Asoc. Adrian Civici, të cilët folën rreth librit dhe kontributit të Prof. Dr. Papajorgjit në fushën akademike.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse profesor Papajorgji falenderoi bashkëautorët e librit, profesorët e ftuar në panel si edhe të gjithë të pranishmit.

Stafi i CIT shpreh urimet e tij ndaj Prof. Dr. Petraq Papajorgjit dhe i uron suksese të mëtejshme në fushën akademike dhe kërkimit shkencor.