POZICION VAKANT, FINANCIER/E

Administrative Staff

Përshkrimi i Përmbledhur i Punës

Instituti Kanadez i Teknologjisë është duke kërkuar një kanditat të spikatur për departamentin e Financës në pozicionin e Financierit/es.

Institucioni ynë është në kërkim të një Financieri/e shumë analitik dhe të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë. Në këtë pozicion,  ju do të jeni përgjegjës për departamentitn e Financës duke menaxhuar procedurat financiare të institucionit. Detyrat tuaja do të përfshijnë planifikimin e buxheteve, kryerjen dhe monitorimin e transaksioneve dhe përgatitjen e faturave.

 

Për të pasur sukses në këtë rol, duhet të demonstroni njohuri të thelluara të politikave, procedurave dhe sistemeve financiare. Krahas të qënurit një komunikues i/e shkëlqyer, kandidati ynë ideal duhet të ketë aftësi analitike si dhe aftësi menaxheriale.

 

Përshkrimi i punës

PËRGJEGJËSITË:

  • Ndihmon në përgatitjen e buxheteve;
  • Barazon transaksionet ditore, mujore dhe vjetore;
  • Shqyrton dhe përpunon faturat;
  • Zhvillon njohuri të thelluara të proceseve dhe produkteve organizative;
  • Mban faturat dhe regjistron të gjitha transaksionet ditore;
  • Siguron që transaksionet dhe cdo aktivitet tjetër financiar i ndodhur gjatë ditës të regjistrohet;
  • Kontribuon në auditimet financiare;
  • Monitoron të gjitha depozitat dhe pagesat bankare;
  • Kryen analiza periodike financiare për të zbuluar dhe zgjidhur problemet;
  • Përgatit bilancet dhe faturat;
  • Zgjidh mosmarrëveshjet financiare;
  • Duke qenë një pikë kontakti kryesor për departamentet e tjera për çështjet financiare dhe kontabël, mbështet Menaxherin e Financave dhe drejtuesit e tjerë në projektet dhe detyrat kur kërkohet.

 

NJOHURITË DHE AFTËSITË:

* Të jetë profesional;

* Të këtë aftësi për të mësuar dhe respektuar normat, rregullat dhe traditat e institucionit;

* Të këtë aftësi për të identifikuar çështjet, për të formuluar opinione, për të nxjerrë përfundime dhe të japë rekomandime;

* Të këtë aftësi për të punuar nën presion;

* Të jetë efikas në përmbushjen e angazhimeve, respektimin e afateve;  të tregoje këmbëngulje kur përballet me probleme të vështira ose sfida; mbetet i qetë në situata stresuese.

* Të jetë i gatshëm për të përballuar orare të zgjatura pune që përfshijnë mbrëmjet dhe fundjavat;

* Të zotëroj gjuhën Angleze (e preferuar);

* Të ketë aftësi të dëgjoj të tjerët, të interpretojë saktë mesazhet nga të tjerët dhe të përgjigjet në mënyrën e duhur;

*  Bën pyetje për t’u sqaruar dhe shfaq interes për të patur një komunikim të dyanshëm

*  Të jetë i hapur në shkëmbimin e informacionit dhe të ndaj informacionin me të tjerët kur kërkohet.

 

 

Planifikimi dhe Organizimi:

 

-Identifikon aktivitetet dhe detyrat që kanë përparësi; përshtat përparësitë siç kërkohet;

-Racionalizon në mënyrë efikase kohën dhe burimet  për përfundimin në kohë të detyrave

-Monitoron dhe rregullon planet dhe veprimet sipas nevojave.

 

KUALIFIKIMET BAZË:

 

  • Diplomë Master, në Financë (e preferuar) ose Administrim Biznesi, e lëshuar nga një institucion i akredituar i arsimit të lartë.
  • Një minimum prej pesë vjet eksperience në këtë fushë.
  • Gjuha Shqipe dhe Angleze janë gjuhët e punës së institucionit. Rrjedhshmëria në Anglisht është një plus për këtë pozicion.
  • Njohuri në programet :

-Microsoft Excel

-Financa 5

-Alpha

 

Orari Normal i Punës: Orari normal i punës është e Hënë – Premte, ora 8:00 a.m. – 4: 30 p.m., me një pushim drekë nga ora 12.00 – 12.30, megjithatë, sipas rastit mund të kërkohet të punohet jashtë orarit (fundjavave dhe mbrëmjeve).

 

AFATI I APLIKIMIT: Pozicioni është i hapur derisa të plotësohet.

 

 

PROCESI I APLIKIMIT: Të gjithë Aplikantëve ju kërkohet të paraqesin dokumentacion e mëposhtëm në formatin PDF në hr@cit.edu.al, duke shkruar emrin e tyre dhe pozicionin për të cilin po aplikojnë:

  • Letër interesi dhe një CV e detajuar;
  • Të jepen të paktën 2 referenca profesionale (emrat dhe informacionet e kontaktit);
  • Një kopje jozyrtare e notave / transkriptit është e pranueshme gjatë procesit të aplikimit. Për pozicionet që kërkojnë diplomë, kërkohen transkriptet zyrtare në rast punësimi.