EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

KURSI PASUNIVERSITAR – AUDITIM ENERGJIE

KURSI PASUNIVERSITAR PËR PËRGATITJEN E AUDITUESVE DHE MENAXHERËVE TË ARDHSHËM TË ENERGJISË, është një program në mbështetje të ligjit Nr. 124/2015 për “Efiçencën e Energjisë”, të ligjit 116/2016 “Për Performancën e Energjisë në Ndërtesa”, si edhe akteve nënligjore në zbatim të tyre.

Ky kurs ofron njohuri metodologjike për kryerjen e auditimeve të ndërtesave dhe instalimeve industriale në përputhje me legjislacionin dhe standardet e aktualizuara për performancën e energjisë. Pas përfundimit të kursit, mundësohet pajisja me një çertifikatë si “Auditues Energjie”, duke specializuar në auditimin dhe matjen e performancës së energjisë në ndërtesa, transport ose industri. 📄

Programi fillon me 23 Nentor dhe zgjat 11 jave!

Në këtë program mund të marrin pjesë të diplomuarit që zotërojnë të paktën 1 diplomë Master Shkencor ose Profesional sipas VKM Nr. 407, datë 19.6.2019 në:

  • Inxhinieri Mekanike
  • Inxhinieri Elektrike
  • Inxhinieri Fizike
  • Inxhinieri Elektronike
  • Shkencat e Fizikës dhe Kimisë Industriale
  • Inxhinieri Ekonomike
  • Arkitekturë dhe Urbanistikë
  • Inxhinieri Ndërtimi
  • Inxhinieri Mjedisi
  • Inxhinieri Gjeomjedisi

𝐃𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐬𝐡ë𝐦 𝐩ë𝐫 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦:

▫️Formular Aplikimi; (plotësohet në CIT)

▫️Kopje e Noterizuar e Diplomës Universitare dhe Listës së Notave;

▫️Fotokopje ID;

▫️Dy Foto Dokumenti;

▫️CV;

𝐑𝐄𝐆𝐉𝐈𝐒𝐓𝐑𝐎𝐇𝐔𝐍𝐈 𝐓𝐀𝐍𝐈!

Na kontaktoni në:

+355 69 40 42 042

[email protected]

Artboard 1
KURSI PASUNIVERSITAR - AUDITIM ENERGJIE 8