Akreditimi i programeve të reja Master

Instituti Kanadez i Teknologjisë ka kënaqësinë të njoftojë stafin, studentët dhe publikun e gjerë që proçesi i akreditimit të dy programeve të reja në ciklin Master ka përfunduar me sukses. Me datë 13.11.2019, Bordi i Akredimit të ASCAL, shpalli vendimin për akreditimin e dy programeve Master i Shkencave të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” përkatësisht në: “Master i Shkencave në Financë dhe Bankë” (me dy profile) dhe Master i Shkencave në “Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni” (me tre profile). Këto programe të licensuara në vitin 2016, ishin programe të reja dhe që prisnin të akreditoheshin dhe të diplomonin brezin e parë të studentëve.

Ky është një sukses për institucionin, fakultetet përkatëse si dhe për stafin akademik,administrativ dhe studentët e CIT.

Accreditation of “Computer Engineering & IT” Master Program

Accreditation of “Finance – Bank” Master Program