Formulari A2 – Raundi i pare

Mesazh për maturën 2020!

Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknogjisë” (CIT) ju rikujton se aplikimet për studimet universitare në portalin UAlbania.al kanë filluar. Ju keni mundësi të përzgjidhni 10 degët ku dëshironi të aplikoni deri në datën 3 Gusht.

Në këtë hap të rëndësishëm për ju, mund të vini pranë ambjenteve tona dhe stafi i CIT do t’ju asistojë në procesin e plotësimit të këtij formulari.

Pse të studioni në CIT:
– Mësimdhënie 100% në Anglisht;
– Studime universitare sipas standardeve perëndimore;
– Literaturë bashkëkohore dhe ndërkombëtare nga McGraw Hill Education;
– Eksperiencë studimore me programet CEEPUS dhe ERASMUS+;
– Kredite të njohura dhe të transferueshme në Europë, Kanada dhe Amerikë;
– Më shumë mundësi punësimi brenda dhe jashtë vendit.

Nëse dëshironi të vazhdoni studimet në CIT, në portalin UAlbania.al duhet patjetër t’i përzgjidhni degët tona të studimit:
Administrim Biznesi
Financë dhe Kontabilitet
Administrim Biznesi dhe Teknologji Informacioni
Inxhinieri Softuerike
Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni
Inxhinieri Telekomunikacioni

Duke shpresuar që t’ju takojmë së shpejti, ju urojmë suksese në zhvillimin tuaj akademik!

Për informacione të mëtejshme na kontaktoni në:

E-mail: info@cit.edu.al
Celular: +355 67 40 42 042
Telefon: +355 (4) 2 22 9778
ose në rrjetet sociale Facebook & Instagram