Përshkrimi i Përmbledhur i Punës
Instituti Kanadez i Teknologjisë është duke kërkuar një kanditat të spikatur për departamentin e Financës në pozicionin e Financierit/es.
Institucioni ynë është në kërkim të një Financieri/e shumë analitik dhe të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë. Në këtë pozicion, ju do të jeni përgjegjës për departamentitn e Financës duke menaxhuar procedurat financiare të institucionit. Detyrat tuaja do të përfshijnë planifikimin e buxheteve, kryerjen dhe monitorimin e transaksioneve dhe përgatitjen e faturave.
Për të pasur sukses në këtë rol, duhet të demonstroni njohuri të thelluara të politikave, procedurave dhe sistemeve financiare. Krahas të qënurit një komunikues i/e shkëlqyer, kandidati ynë ideal duhet të ketë aftësi analitike si dhe aftësi menaxheriale.
Përshkrimi i punës
PËRGJEGJËSITË:
- Ndihmon në përgatitjen e buxheteve;
- Barazon transaksionet ditore, mujore dhe vjetore;
- Shqyrton dhe përpunon faturat;
- Zhvillon njohuri të thelluara të proceseve dhe produkteve organizative;
- Mban faturat dhe regjistron të gjitha transaksionet ditore;
- Siguron që transaksionet dhe cdo aktivitet tjetër financiar i ndodhur gjatë ditës të regjistrohet;
- Kontribuon në auditimet financiare;
- Monitoron të gjitha depozitat dhe pagesat bankare;
- Kryen analiza periodike financiare për të zbuluar dhe zgjidhur problemet;
- Përgatit bilancet dhe faturat;
- Zgjidh mosmarrëveshjet financiare;
- Duke qenë një pikë kontakti kryesor për departamentet e tjera për çështjet financiare dhe kontabël, mbështet Menaxherin e Financave dhe drejtuesit e tjerë në projektet dhe detyrat kur kërkohet.
NJOHURITË DHE AFTËSITË:
* Të jetë profesional;
* Të këtë aftësi për të mësuar dhe respektuar normat, rregullat dhe traditat e institucionit;
* Të këtë aftësi për të identifikuar çështjet, për të formuluar opinione, për të nxjerrë përfundime dhe të japë rekomandime;
* Të këtë aftësi për të punuar nën presion;
* Të jetë efikas në përmbushjen e angazhimeve, respektimin e afateve; të tregoje këmbëngulje kur përballet me probleme të vështira ose sfida; mbetet i qetë në situata stresuese.
* Të jetë i gatshëm për të përballuar orare të zgjatura pune që përfshijnë mbrëmjet dhe fundjavat;
* Të zotëroj gjuhën Angleze (e preferuar);
* Të ketë aftësi të dëgjoj të tjerët, të interpretojë saktë mesazhet nga të tjerët dhe të përgjigjet në mënyrën e duhur;
* Bën pyetje për t’u sqaruar dhe shfaq interes për të patur një komunikim të dyanshëm
* Të jetë i hapur në shkëmbimin e informacionit dhe të ndaj informacionin me të tjerët kur kërkohet.
Planifikimi dhe Organizimi:
-Identifikon aktivitetet dhe detyrat që kanë përparësi; përshtat përparësitë siç kërkohet;
-Racionalizon në mënyrë efikase kohën dhe burimet për përfundimin në kohë të detyrave
-Monitoron dhe rregullon planet dhe veprimet sipas nevojave.
KUALIFIKIMET BAZË:
- Diplomë Master, në Financë (e preferuar) ose Administrim Biznesi, e lëshuar nga një institucion i akredituar i arsimit të lartë.
- Një minimum prej pesë vjet eksperience në këtë fushë.
- Gjuha Shqipe dhe Angleze janë gjuhët e punës së institucionit. Rrjedhshmëria në Anglisht është një plus për këtë pozicion.
- Njohuri në programet :
-Microsoft Excel
-Financa 5
-Alpha
Orari Normal i Punës: Orari normal i punës është e Hënë – Premte, ora 8:00 a.m. – 4: 30 p.m., me një pushim drekë nga ora 12.00 – 12.30, megjithatë, sipas rastit mund të kërkohet të punohet jashtë orarit (fundjavave dhe mbrëmjeve).
AFATI I APLIKIMIT: Pozicioni është i hapur derisa të plotësohet.
PROCESI I APLIKIMIT: Të gjithë Aplikantëve ju kërkohet të paraqesin dokumentacion e mëposhtëm në formatin PDF në [email protected], duke shkruar emrin e tyre dhe pozicionin për të cilin po aplikojnë:
- Letër interesi dhe një CV e detajuar;
- Të jepen të paktën 2 referenca profesionale (emrat dhe informacionet e kontaktit);
- Një kopje jozyrtare e notave / transkriptit është e pranueshme gjatë procesit të aplikimit. Për pozicionet që kërkojnë diplomë, kërkohen transkriptet zyrtare në rast punësimi.