Filloi sot ‘Shkolla Verore’ e Canadian Institute of Technology!

30/06/2021

Mbi 30 maturantë do të përjetojnë një eksperiencë unike dhe të bukur përgjatë dy javëve në CIT, ku do të mësojnë ide dhe aftësi të reja rreth botës së sipërmarrjes, inovacionit dhe teknologjisë!
Do të trajnohen dhe mentorohen nga pedagogë dhe ekspertë të fushave.
Do të takohen me miq të rinj.
Do të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre ndërpersonale.
Do të marrin pjesë në konkurse ku mund të përfitojnë një bursë për të studiuar në CIT!
Por mbi të gjitha – do të zbulojnë vetë degët që duan të studiojnë dhe karrierat për të ndjekur ëndrrat e tyre.
E Ardhmja Jote Fillon Tani! Apliko dhe eja edhe ti tek ‘Shkolla Verore’ e CIT! Nxito pasi më datë 30 mbyllen regjistrimet!
Informohu dhe regjistrohu pa pagesë tek ky link: https://cit.edu.al/event/shkolla-verore-e-cit-per-maturant/
Të mirëpresim!