I ftuar Z. Silvio Pedrazzi

Më 17 maj ishim të nderuar të kishim midis nesh të ftuarin: z.Silvio PEDRAZZI – CEO, Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave

Silvio Pedrazzi është Drejtori i Përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank Albania, një nga bankat më të mëdha në Shqipëri. Banka është pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, një nga grupet më të larta bankare në Eurozonë, zoti Pedrazzi është gjithashtu President i Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipërisë.

Pedrazzi mbajti një prezantim për studentët tanë në programin Master me temë: “Menaxhimi i rrezikut në sistemin bankar”

Intesa Sanpaolo Bank Albania është një nga bankat më të mëdha në Shqipëri, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo dhe një nga partnerët e CIT-së në ofrimin e mundësive praktike për studentët tanë.

Faleminderit z.Pedrazzi

Faleminderit Intesa Sanpaolo Bank Albania