Mbledhje Rektorati

29/06/2020

Sot më datë 29.06.2020, në ambjentet e Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT), u
zhvillua mbledhja e rradhës së Rektoratit, me pjesëmarrjen e Rektorit – Prof.Dr. Sokol Abazi, Zëvendës
Rektorit për Marrëdhëniet me Jashtë, Kërkimit Shkencor dhe Zhvillimit – Prof.Asoc. Reis Mulita, Dekanit
të Fakultetit të Ekonomisë – Prof. Asoc. Artur Jaupaj, Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë – Prof.Asoc
Abdulsalam AlKohlidi, Administratores së Institucionit – PhD (c) Erjona Deshati si dhe të përfaqësuesit të
Bordit të Administrimit – Dr. Bledar Komina.
Në mbledhjen e sotme u diskutuan dhe u morën këto vendime:

1. Duke filluar nga kjo javë, të zhvillohen intervistat me kandidatët që kanë aplikuar për të qënë pjesë e
stafit akademik në Fakultetin e Inxhinierisë.
2. Sezoni i provimeve të pezulluara gjatë semestrit të parë për shkak të COVID -19, të zhvillohen nga
data 29.06.2020 – 11.07.2020, në ambjentet e CIT, duke respektuar rreptësisht masat e sigurisë, në
përputhje me Urdhërin e Ministrisë së Arsimit, Nr.104, datë 30.04.2020.

Mbledhjet e Rektoratit janë planifikuar të zhvillohen çdo javë, me qëllim identifikimin dhe zgjidhjen sa
më të shpejt të problematikave që mund të lindin.
Mbledhja e rradhës u caktua më datë 06.07.2020.