Takim informues mes ASCAL dhe CIT

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), në kuadër të Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS), zhvilloi sot më datë 10 Prill 2019 një takim informues me grupet e punës dhe studentët e CIT.

Takimet e sotme ishin informuese dhe udhëzuese për organizimin dhe zhvillimin e Sondazhit Kombëtar të Studentëve.

Nëpërmjet SKS, ASCAL do të vlerësojnë se në çfarë mase institucionet përmbushin kënaqshmëritë e studentëve sipas këndvështrimit të tyre. Procesi është anonim dhe bazohet tërësisht në opinionin individual të studentëve për institucionet ku ata studiojnë. Të dhënat dhe informacionet e marra do të përpunohen statistikisht me anën e programeve kompjuterike dhe do të përdoren në mënyrë të tillë për qëllimet e sipërcituara pa referenca individuale në lidhje me përgjigjet e dhëna.

Matja e kënaqshmërisë së studentave nëpërmjet SKS bazohet në një pyetësor, i hartuar nga një grup ekspertësh. Duke i’u përgjigjur pyetjeve, studentët do të japin mendimin dhe vlerësimin e tyre për 6 (gjashtë) kategoritë e mëposhtme.

  • Organizimi i institucionit, menaxhimi dhe funksionimi i tij
  • Burimet në funksion të mësimdhënies
  • Kurrikulat, përmbajtja dhe përditësimi
  • Mësimdhënia, mësimnxënia, vlerësimi
  • Aktiviteti kërkimor, projekte, studime, botime
  • Studentët dhe mbështetja e tyre

Në përfundim të procesit hartohet raporti analitik me rezultatet e pyetësorëve për çdo Institucion të Arsimit të Lartë, shoqëruar me analizat përkatëse si dhe analiza krahasuese për indikatorë të ndryshëm përkundrejt interesit publik apo të politikëbërjes. Realizimi i SKS është detyrim ligjor në kuadër të sigurimit të cilësisë dhe për këtë arsye këtij procesi do t’i nënshtrohen të gjitha IAL që operojnë në Republikën e Shqipërisë apo filiale të institucioneve të huaja të licencuara në vendin tonë