Bachelor në

Financë dhe Kontabilitet

Programi Bachelor në Financë dhe Kontabilitet synon t’u ofrojë studentëve njohuri themelore në fushat kryesore të: Financave, Bankave, Kontabilitetit dhe Auditimit. Ky program është hartuar për të përgatitur studentët për të menaxhuar paranë dhe për të financuar mundësitë e investimeve, për të arritur efikasitetin financiar, për të rritur mjetet dhe për të maksimizuar investimet. Përveç kësaj, u ofron studentëve mundësinë për të zhvilluar aftësi analitike dhe sasiore, duke i pajisur ata për të ndjekur karrierë në fushën e financave ose të kontabilitetit, duke u fokusuar në analizën dhe menaxhimin e investimeve, bankat, auditimin, konsultimin dhe menaxhimin financiar. Përveç kombinimit të disiplinave teorike dhe praktike, si dhe të financave dhe të kontabilitetit, një vlerë shtesë e këtij programi studimi u siguron studentëve një diplomë të përqendruar tek financa, banka, kontabilitet dhe auditim,gjë që bën të mundur një karrierë të suksesshme si në financa si dhe në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

Kohëzgjatja

Gjashtë semestra

Tarifa

1500 Euro

Kriteret e regjistrimit

Diploma e shkollës së mesme

Afati aplikimit

Korrik