Summer School Application

Apply Now

    Instituti Kanadez i Teknologjisë ju fton të merrni pjesë në ‘’Summer School 2022’’.
    Një format interesant që tashmë është kthyer në një traditë të institucionit tonë.

    Qëllimet e këtij programi janë:
    ▪️ Leksionet intensive dhe stimuluese.
    ▫️Workshopet ndërvepruese që nxisin për ndryshim.
    ▪️ Mësimi nga ekspertë të fushës dhe pjesëmarrja aktive për t’ju përgjigjur sfidave.

    Përse duhet të jeni pjesë e ‘’Summer School 2022’’?
    💠Mundësi e mirë të njiheni me institucionin dhe të eksploroni ambjentet tona.
    💠Të njiheni me stafin akademik.
    💠Të zhvilloni aftësitë e komunikimit dhe ndërveprimit.
    💠 Këshillim karriere në fushat në të cilat dëshironi të vazhdoni studimet.
    💠Program i dedikuar posaçërisht për të zgjeruar horizontin tuaj në shfrytëzimin e mundësive të pafundme të teknologjisë dhe inovacionit.
    💠Një mënyrë e shkëlqyer për t’u argëtuar, për të mësuar aftësi të reja si dhe për të njohur e takuar njerëz të rinj, ku do të njiheni me risitë e një bote të zhvilluar.

    Këto, por edhe shumë të tjera do të jenë pjesë e “Summer School 2022”, ku padyshim do të jetë eksperienca më e bukur e jetës tuaj!

    ►VINI RE!
    Gjatë zhvillimit të “Summer School 2022”, do të realizohen konkurse dhe projekte të ndryshme, ku në fund ju do të pajiseni me çertifikatë si dhe mund të jeni fitues i një burse për të studiuar në një nga degët tona që ju keni pasion.

    Kush mund të aplikojë:
    Çdo maturant që ka pasion botën e sipërmarrjes, teknologjisë dhe inovacionit, dhe i cili ka dëshirë të njohë e të studiojë në një nga këto fusha.

    Bëni zgjedhjen e duhur, për të ardhmen tuaj!

    ►Ndaj mos hezitoni dhe Aplikoni këtu: https://cit.edu.al/summer-school-application

    Instituti Kanadez i Teknologjisë – Salla “Lab 2”
    27 qershor – 8 korrik
    09.00 – 13.00 | nga e hëna në të premte