PËRSE CIT
September 9, 2021 2021-09-10 9:59PËRSE CIT
Pas dymbëdhjetë viteve studimi, vendimi që po bëni sot për t’u regjistruar në Kolegjin Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” do të jetë një ndryshim i jetës. Këtu në CIT do të gjeni standardet më të larta akademike dhe një mjedis të përsosur mësimi. Ju do të studioni në zemër të një qyteti dinamik, si Tirana. Bashkohuni me ne, ju do ta doni CIT.
Studimi ne Anglisht
Në CIT mësimëdhënia është vetëm në anglisht, që mundëson benefite shtesë pa kosto ekstra duke përmirësuar kështu aftësitë tuaja në anglisht, duke rritur mundësitë e punësimit dhe duke ju dhënë një mundësi për një karrierë ndërkombëtare.
Kurrikul Kanadeze
CIT mundëson programe të bazuara në kurrikula kanadeze dhe procesi i mësimëdhënies është i bazuar në praktikat më të mira mësimore ndërkombëtare, e cila fuqizon të diplomuarit me aftësi kreative, guxuese, dhe sipërmarrëse dhe gjithashtu dashurinë për dijen.
Në zemër të Tiranës
CIT gjendet në një nga zonat më të rëndësishme të Tiranës, në një distancë shumë të shkurtër nga sheshet kryesore dhe vendet e tjera kulturore, çlodhëse dhe historike, po ashtu dhe institucioneve qeveritare. Kjo vendodhje do të jetë e dobishme për përgatitjen për karrierën tuaj.
Programi i studimit
CIT ofron programe Bachelor dhe Master. Programet bazohen në Sistemin e Bolonjës (3+2)
Mënyra fleksibile e mësimit
CIT ofron një mënyrë fleksibile të të mësuarit për studime master duke marrë në konsideratë nevojat në ndryshim të arsimit dhe zhvillimet më të fundit të tregut. Si i tillë, studentët master do të jenë në gjendje të punojnë dhe të studiojnë në të njëjtën kohë.
Staf akademik ndërkombëtar
CIT punëson anëtarë të fakultetit të kualifikuar, duke kombinuar qytetarë të huaj dhe shqiptarë me një sfond arsimor ndërkombëtar dhe përvojë profesionale. Për t’i shërbyer këtij qëllimi, CIT merr një trajtim personal në arsim. Prandaj, profesorët dhe studentët veprojnë si një ekip në ndjekje të njohurive të vazhdueshme dhe të avancuara. CIT gjithashtu ofron avantazhet e një atmosfere të vogël universiteti të kombinuar me qasje të thelluar të mësimdhënies të orientuar drejt kërkimit.
orientuar drejt kërkimit.